Ekspozita e Konkursit "PreFoto" hapet me 14 nëntor në Preshevë
Më 14 nëntor 2015 (e shtunë) ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica " - Preshevë ftohen të gjithë fotografët, artistët dhe dashamirët e fotografisë që të marrin pjesë në hapjen solemne dhe në ndarjen e çmimeve të edicionit të 5-të PreFotos.Në Preshevë prej vitit 2011 që për herë të parë u hap konkursi, janë ekspozuar mbi 200 fotografi profesionale nga fotograf të shteteve të ndryshme .
“Mund të themi se PreFoto është një vend ku jep mundësinë për zbulimin e talenteve të reja të cilët mund të shfaqin idetë dhe punën të cilën e bëjnë në artin e fotografisë duke ia mundësuar punët e tyre të konkurrojnë me profesionist të rajonit dhe ndërkombëtarë”, është shprehur organizatori Argjent Etemi.
Sipas organizatorit në këtë edicion fotografitë e përzgjedhura janë nga fotografë të shteteve si Francë, Zvicër, Ukrainë,Indonezi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kanada, Gjermani, Serbi, Maqedoni, Turqi, Irlandë, Kroaci dhe Mali i Zi.
Ndërsa fotografët që janë selektuar nëpërmjet punës së tyre janë: Alma Mujanović, Arben Llapashtica, Alba Baholli, Afrim Spahiu, Andi Agaraj, Azem Koleci, Anto Bakovic, Arben Alliaj, Arbies Komoni, Arbnore Lumi, Ardian Fezollari, Artan Enesi, Arton Humolli, Besa Sopjani, Bib Frrokaj, Dashmir Izairi, Diana Mile, Eduina Jaupi, Ermal Grenazi, Ervis Isufi, Fajar Setiaëan, Flamur Osmani, Flutra Aliu, Ina Cici, Ina Kosta, Jean-Marc Caracci, Kastriot Pasholli, Mirel Gjyzari, Mirsad Mujanovic, Muhamed Borović, Muna Haykır, Naim Idrizi, Nihad Arnautovic, ömer ünlü, Patriot Osmani, Ralf Eyertt, Ramadan Abdiu, Rezart Halili, Rozafa Shpuza, Rudina Hoti, Sali Jonuzi, Samir Zahirovic, Senad Tahmaz, Serjana Milani, Sergej Zabiako, Shkurta Bogujevci, Sudirmanto Muchtar, Shkëlzen Rexha, Vedrana Mijic, Valmir Miftari, Vis Dako, Vladimir Harcenko, Zaklina Stefanofski dhe Zenir Suko.
Interesimi për këtë konkurs është shumë i madh, pasi që ky aktivitet është i vetmi i këtij lloji në Luginë Preshevës me përmasa ndërkombëtare dhe PreFoto vazhdon traditën tani e 5 vite radhazi duke dëshmuar se është një konkurs serioz që bën shkëmbimin e eksperiencave te fotografëve të rinj dhe të vjetër nga rajoni dhe bota../Titulli.com/